Më 24 prill 2026, në Reporting House u mbajt një diskutim publik mbi gazetarinë gjatë periudhës së masave të dhunshme në Kosovë, e shënuar nga mbyllja e mediave, censura dhe presioni politik. Pavarësisht këtyre kushteve, gazetaria vazhdoi përmes formave alternative të informimit, duke mbetur një mjet i rëndësishëm rezistence.
Në panel morën pjesë Esad Dujaka, ish-gazetar i Rilindjes, Radio Prishtinës dhe Kosova Sot; Berat Luzha, ish-gazetar i Rilindjes dhe një nga themeluesit e Radio Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosova Press; si dhe Avni Spahiu, ish-gazetar i Rilindjes dhe korrespondent i saj në SHBA.