Rrëfim për guximin, humanizmin, dhe bashkëpunimin njërzor në kohët më të vështira të Kosovës

Në Reporting House patëm nderin të flasim me tre personalitete me kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës: Dr. Gani Halili, Menda Hajdari dhe Komandant Shkupin – Ferid Berishën.
Në një pasdite plot emocione dhe kujtime të forta, folëm për humanizmin, sakrificën dhe mbrojtjen e jetës në kohët më të vështira të luftës. Për mjekët, infermierët dhe luftëtarët që mes plagëve, frikës dhe mungesës së kushteve nuk ndalën së shërbyeri popullit.
Dr. Gani Halili ndau rrëfime prekëse nga trajtimi i të plagosurve në kushte lufte, duke dëshmuar se shpresa dhe përkushtimi shpesh ishin ilaçi më i madh.
Menda Hajdari foli për përballjen me dhimbjen, evakuimin e civilëve dhe forcën e grave shqiptare që nuk u dorëzuan asnjëherë, por u bënë mbështetje për jetën dhe shpresën.
Komandant Shkupi rikujtoi rëndësinë e profesionistëve shëndetësorë gjatë luftës dhe respektin për çdo dorë që shpëtoi jetë në ditët më të errëta të Kosovës.
U fol edhe për rëndësinë e shëndetit mendor, për plagët që vazhdojnë të jetojnë në heshtje dhe për nevojën që shoqëria jonë të tregojë më shumë kujdes e mbështetje për veteranët, familjet dhe gjithë ata që kanë përjetuar traumat e luftës.
Eventi u moderua nga Donika Shahini Lami, gazetare dhe psikologe klinike.
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.