Më 7 mars 2026, në Reporting House u shfaq dokumentari Daullet e Rezistencës (2016), me regji nga Mathieu Jouffre dhe producente Besa Luci.
Filmi rrëfeu organizimin e shoqërisë shqiptare në Kosovë gjatë viteve ’90, kur pas përjashtimit nga sistemi publik u ndërtua një realitet paralel arsimor dhe shoqëror. Përmes historive të mësimdhënies në shtëpi, bodrume, banesa private dhe hapësira të improvizuara si shkolla, dokumentari eksploroi mënyrën se si segregacioni dhe aparteidi u bënë normë, por edhe se si angazhimi qytetar dhe solidariteti e mbajtën gjallë jetën publike.
Daullet e Rezistencës kishte marrë pjesë në festivale vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë DokuFest (i vlerësuar me çmimin Balkan Newcomer), Sarajevo Film Festival, Eastern Neighbours Film Festival, Free Zone Film Festival, goEast Filmfestival, si dhe festivale të tjera në Vjenë, Cyrih dhe Tiranë.