“Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore në Luftën e Kosovës (1998-1999)”

Më 31 mars 2026, në Reporting House u mbajt diskutimi “Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore në Luftën e Kosovës (1998–1999)”, me pjesëmarrjen e Prof. Mentor Hasani, Prof. Durim Abdullahu dhe Prof. Valon Shkodra.

Gjatë bisedës u trajtua shkatërrimi i qëllimshëm i objekteve dhe institucioneve të trashëgimisë kulturore gjatë luftës, duke u ndalur te llojet e trashëgimisë së shënjestruar, vështirësitë në dokumentimin e dëmeve dhe dimensioni i tyre në një kontekst më të gjerë historik dhe krahasues. Diskutimi preku gjithashtu çështje si koncepti i “kulturocidit” në kontekstin e Kosovës.

Panelistët diskutuan sfidat e dokumentimit të dëmeve, mungesën e arkivave, si dhe burimet më të besueshme për studimin e kësaj periudhe.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.