Më 28 mars 2026, në Reporting House u mbajt një panel diskutimi mbi animacionin në Kosovë dhe rolin e tij në ruajtjen e kujtesës kolektive, me pjesëmarrjen e Urtina Hoxhës dhe Flaka Kokollit.
Ngjarja u hap me shfaqjen e filmave “Kush mytet kapet për shkume” dhe “Mardhë”, të cilët janë pjesë e programit të Reporting House, dhe më pas vijoi me një bisedë mbi procesin e hulumtimit dhe realizimit të tyre.
Diskutimi trajtoi mënyrën se si animacioni mund të shërbejë si mjet për trajtimin e kujtesës dhe përvojave të luftës, si dhe reflektime mbi rëndësinë e vazhdimit të këtyre rrëfimeve sot. U diskutua gjithashtu gjendja aktuale e animacionit në Kosovë dhe mundësitë për animatorët e rinj.