Eksodi '99
Mes marsit dhe qershorit 1999, qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u dëbuan me forcë përgjatë kësaj linje hekurudhore, të ngjeshur në trena të mbushur plot që niseshin nga Prishtina drejt Maqedonisë së Veriut. Forcat serbe zbrazën lagje të tëra, ua morën familjeve dokumentet personale dhe i detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, në një nga zhvendosjet më të mëdha me dhunë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjatë viteve 1990, shumë shqiptarë kishin nisur të largoheshin gradualisht nga Kosova, shumë përpara se bota t’i kushtonte vëmendje asaj që po ndodhte. Por eksodi i vitit 1999 ishte krejt tjetër: brenda vetëm dhjetë javësh, dy të tretat e popullsisë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Shumë prej njerëzve që sot jetojnë në Kosovë, dikur ishin refugjatë.
“Eksodi ’99” është një përpjekje që kjo përvojë të mos harrohet. Në këtë ekspozitë prezantohen 48 rrëfime të njerëzve që e përjetuan atë kohë, të treguara 27 vjet më vonë. Historitë ndahen në katër tema: dëbimi, jeta në kampet e refugjatëve, qëndrimi te familjet mikpritëse dhe kthimi. Disa nuk u larguan fare: ata tregojnë si u fshehën gjatë luftës, si iu bashkuan rezistencës së armatosur, apo si treni i tyre u kthye pasi politikani Fehmi Agani u nxor prej tij dhe u vra.
Rrëfimet që shfaqen brenda këtij vagoni të trenit janë të njerëzve që i mbijetuan dëbimit masiv, u kthyen dhe e bënë Kosovën përsëri votër duke e rindërtuar jetën këtu, pavarësisht përpjekjes së organizuar për spastrim etnik.