Masakra e Poklekut

Më 18 prill 2026, në Reporting House u mbajt një event kushtuar Masakrës së Poklekut, i cili trajtoi kujtesën, traumën dhe mbijetesën e një të mbijetuari të vetëm nga një prej ngjarjeve më të rënda të luftës në Kosovë.

Në prillin e vitit 1999, në Poklek u vranë 53 civilë të pafajshëm, mes tyre 24 fëmijë, shumë prej të cilëve u dogjën për së gjalli. Ngjarja u rikujtua përmes dëshmive dhe reflektimeve mbi pasojat afatgjata të dhunës ndaj civilëve.

Në qendër të diskutimit ishte përvoja e një të mbijetuari që në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç, duke u trajtuar mënyra se si trauma e luftës mbetet e pranishme gjatë gjithë jetës dhe si ajo ndikon në ndërtimin e identitetit dhe kujtesës personale e kolektive.

Eventi trajtoi gjithashtu rëndësinë e dëshmive të mbijetuarve, heshtjen institucionale, si dhe nevojën për ruajtjen e kujtesës historike si formë përgjegjësie shoqërore.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.