Havë Shala, ish e burgosur politike dhe aktiviste në pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Në këtë episod të #KallxoPërnime, Havë Shala rrëfen historinë e një prej nismave më të rëndësishme shoqërore në Kosovë – fushatës mbarëpopullore për pajtimin e gjaqeve, e cila nisi 35 vjet më parë. Ajo kujton kohën kur, si 17-vjeçare, u burgos së bashku me shoqet e saj dhe tregon se si, pikërisht gjatë burgimit, lindi ideja për një lëvizje që synonte t’i jepte fund hasmërive dhe të forconte unitetin e shqiptarëve në një periudhë vendimtare të historisë së Kosovës.

Gjatë intervistës, Shala shpjegon rolin që patën vrasjet e të rinjve gjatë protestave në Pejë në vitin 1990 në nxitjen e fushatës për pajtimin e gjaqeve, si dhe mënyrën se si grupi i iniciatorëve iu drejtua Anton Çettës për ta udhëhequr këtë lëvizje, duke u mbështetur në autoritetin e tij dhe punën kërkimore që kishte zhvilluar për folklorin shqiptar në Institutin Albanologjik. Ajo flet gjithashtu për sfidat e organizimit të fushatës, rezervat dhe hezitimet e familjeve që duhej të bindeshin për të falur gjakun, si dhe për rëndësinë historike që kjo nismë pati në krijimin e një fryme pajtimi, solidariteti dhe bashkimi në prag të zhvillimeve që do të pasonin në Kosovë.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.