FLETORJA – Donika Shahini Lami
Donika Shahini Lami, gazetare, gjeti këtë fletore me vizatimet e fëmijëve të Jasharëve kur shkoi në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz me televizionin publik japonez (NHK) pasi policia serbe, midis 5-7 Marsit, kishte kryer vrasjen e 59 anëtarëve të familjes Jashari, shumica prej të cilëve ishin gra dhe fëmijë.
Veçanërisht fëmijët u prekën nga lufta në Kosovë. Shpesh jetuan me muaj të tërë si refugjatë nëpër male që nga fillimi i vitit 1998. Jeta e gati gjithë fëmijëve shqiptarë u përkeqësua sidomos pasi u përzunë nga shkollat zyrtare dhe nga pasiguria eknomike kur prindërit e tyre shqiptarë u dëbuan masovisht nga puna në sektorin publik në fillim të viteve ‘90.
Shumë fëmijë u detyruan të futen në ekonominë informale, si shitës të cigareve, për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve.
Kjo fletore e njërit nga fëmijët e Jasharve, është dëshmi e një fëmijërie të shkurtuar.
FLETORJA - Donika Shahini Lami
FLETORJA - Donika Shahini Lami