Në këtë episod të #KallxoPërnime, ish i burgosuri politik Afrim Caka rrëfen përvojën e tij gjatë luftës dhe sjell dëshmi mbi disa prej krimeve më të rënda të kryera në Kosovë. Ai flet për dhunën sistematike të ushtruar ndaj civilëve shqiptarë, përfshirë rastet e mbi 1 mijë grave të dhunuara në Gjakovë, si dhe trajton pretendimet për përfshirjen e Milan Radojiçiqit në krimet e kryera në këtë qytet.
Përmes dëshmisë së tij, Afrim Caka ndalet edhe te përjetimet e të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe, duke përshkruar ngjarjet e dhunshme, keqtrajtimet dhe kushtet çnjerëzore me të cilat u përballën gjatë kohës së luftës. Rrëfimi i tij përbën një dëshmi të rëndësishme për dokumentimin e krimeve të luftës dhe pasojave të tyre mbi viktimat.