The making of “Eksodi ’99”

Përmes emisioneve të “Kallxo Përnime” mund të ndiqni rrëfimet e refugjatëve të luftës së vitit 1999, si dhe historinë e themelimit të muzeut “Eksodi ’99”, një iniciativë e Reporting House e krijuar për të ruajtur kujtesën kolektive të dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës.

Duke sjellë dëshmi të drejtpërdrejta nga njerëzit që përjetuan largimin me forcë nga shtëpitë e tyre, jetën në kampet e refugjatëve, mikpritjen në vendet strehuese dhe kthimin pas përfundimit të luftës, emisionet pasqyrojnë përvoja të mbijetesës, sakrificës, humbjes dhe shpresës. Paralelisht, ato prezantojnë edhe muzeun “Eksodi ’99”, i cili i dokumenton këto ngjarje përmes 48 rrëfimeve personale, artefakteve të dhuruara nga vetë dëshmitarët dhe elementeve ekspozuese që rikrijojnë përvojën e eksodit të vitit 1999.

Po ashtu, emisionet ndriçojnë procesin e konceptimit dhe realizimit të muzeut, nga lindja e idesë deri te përfundimi i projektit, duke sjellë në vëmendje punën e ekipit që qëndron pas tij. Producentja e muzeut është Jeta Xharra, ndërsa ekspozita është kuruar nga Gazmend Ejupi.

PROCESI I KRIJIMIT TE MUZEUT “EKSODI ’99”

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.