CENTRO DI PERMANENZA TEMPORANEA – Adrian Paci

Në videon e tij, Centro di Permanenza Temporanea, skena qendrore është një aeroport në San Jose, CA.

Një turmë njerëzish lëviz drejt shkallës për të hipur në avion, në mënyrë të heshtur dhe stoike. Ata formojnë një radhë ndërsa mund të vëzhgojmë avionët që ngrihen dhe ulen në sfond. Ngadalë, shkallët mbushen me burra dhe gra migrante. Fytyrat e njerëzve pasqyrojnë dëshirën e tyre për një jetë njerëzore pa diskriminim dhe pa humbje të lidhjeve kulturore. Kamera rrotullohet ngadalë rreth shkallës që qëndron pavarur dhe, duke bërë kështu, ngjall një huti të mëvonshme: Kah shkon ky avion? Në titullin e saj, videoja Centro di Permanenza Temporanea i referohet emrit italian për kampet e përkohshme për emigrantët që mbërrijnë ilegalisht në brigjet italiane çdo javë.

Gjuhësisht, ajo ofron një paradoks të kuptimit, një tension midis një ekzistence të përkohshme dhe të përhershme, një tension që Paci e mban në këtë film, ku burra dhe gra presin një avion që nuk shkon askund. Ata mbeten të bllokuar midis kalimtares dhe të përhershmes, një gjendje që flet për shpërnguljen e njerëzve që migrojnë nëpër botë.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.