FRONI I PASHPRESËS DHE PASIGURISË – Gonçalo Mabunda

Skulpturat e frikshme dhe totemike të Gonçalo Mabunda eksplorojnë historinë politike të vendlindjes së artistit, Mozambikut, veçanërisht luftën e përgjakshme civile që përfshiu vendin për më shumë se 15 vjet. Mabunda ripërdor mbeturinat e konfliktit—si AK-47, raketat, minat tokësore dhe gëzhojat, për shembull, duke i kthyer këto objekte shkatërruese në maska mahnitëse, mobilje dhe skulptura të tjera. Praktika e Mabunda-s sfidon supremacinë e luftës dhe krijon një traditë të re të bukurisë. Puna e tij sjell ndër mend eksperimentet moderniste të Georges Braque dhe Jean Dubuffet, si dhe artet tradicionale të Afrikës. Mabunda ka ekspozuar në Guggenheim Bilbao, Centre Pompidou, Mori Art Museum dhe Brooklyn Museum. Ai ishte artisti i parë mozambikas që prezantoi në Bienalen e Venecias.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.