Më 12 shkurt 2026, në Reporting House u mbajt një diskutim i hapur me Renea Begolli, artiste vizuale dhe hulumtuese me bazë në Prishtinë.
Biseda u fokusua në rrugëtimin e saj artistik, procesin kreativ dhe praktikën kërkimore, duke trajtuar tema si memoria, trupi dhe ekologjia. U diskutua gjithashtu mënyra se si trupi shndërrohet në një arkiv të përvojës personale dhe kolektive, si dhe përgjegjësia e punës me kujtesën në kontekstin e pasluftës në Kosovë.
Diskutimi hapi reflektime mbi rolin e institucioneve dhe skenës së artit në zhvillimin dhe mbështetjen e praktikave të artisteve të reja.