Dhuratë Bajrami është udhërrëfyese në Reporting House. Ajo ka përfunduar studimet universitare në nivelin Bachelor në Administratë Publike dhe aktualisht është në proces të diplomimit në nivelin Master në Departamentin e Shkencave Politike, drejtimi Studime Evropiane dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës.
Përveç përgatitjes akademike, ajo ka përvojë profesionale në fushën e menaxhimit dhe administrimit, si dhe ka punuar si hulumtuese në terren.
Gjithashtu ka marrë pjesë në trajnime dhe punëtori të zhvilluara nga organizata vendore dhe ndërkombëtare si OSBE, NDI, Institutin Musine Kokalari, me fokus në rolin e të rinjve në dialog dhe politika publike.