Eliza Hoxha

Eliza është arkitekte me profesion, por publiku atë e njeh edhe përmes shumë angazhimeve të tjera në muzikë, fotografi, shkrime, art e politikë.

Mbi të gjitha ajo është një aktiviste urbane në luftë e në paqe.

Gjatë viteve të ’90-ta ajo ishte e angazhar në Javoren Politike “Zëri” si bashkëpunëtore e jashtme e fotografisë. Pas luftës fotografinë e bënte vetëm për angazhimet e veta dhe bashkë me muzikën dhe format e tjera të shprehjes artistike ajo e zgjëron gamën e komunikimit të saj me publikun. Kujtojmë këtu projektet e saj të angazhuara për të zhdukurit nga lufta në Kosovë, për viktimat e dhunës seksuale, sistemin parallel të viteve të 90-ta, etj. I gjitha angazhimi I saj artistic është aktivizëm artistic. Përtej më shumë se 25 ekspozita personale ajo ishte pjesë edhe e shumë ekspozitave kolektive brenda dhe jashtë Kosovës.

Në vitin 2018 përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias për Arkitekturë me projektin “Qyteti është kudo”. Ështa autore e librit “Qytei dhe Dashuria” dhe editore e librit “Qyteti është kudo”

Përtej ekspozitave vetanake, ajo ka kuruar një sër ekspozitash, disa me theks të vecantë mbi artin dhe aktivizmin e grave në Kosovë.

Nga viti 2003 punon në Fakultetin e Arkitekturës/Departamenti I Urbanizmi
Aktualist është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës.

Hazir Reka

I lindur në vitin 1961 në Ferizaj, jeton dhe punon si në Ferizaj ashtu dhe në Prishtinë. Punën si fotograf profesionist e filloi në vitin 1984 për revistën Bota e Re. Fotografitë e tij janë publikuar në revista kryesore të ish-Jugosllavisë (Mladina, Delo, Oslobođenje, Vreme, Start) si dhe në disa nga revistat më prestigjioze në botë (New York Times, Herald Tribune, Liberation, Time, Washington Post, Wall Street Journal). Në vitin 1998 filloi të punojë për agjencinë e lajmeve Reuters, ku ka mbuluar protestat dhe luftën në Kosovë, si dhe hyrjen e NATO-s në Kosovë. Reka gjithashtu kaloi kohë duke raportuar për luftën në Irak. Veprat e tij janë shfaqur në ekspozita personale në Zagreb, Gjenevë (Zvicër), Nevers (Francë), me Jean-François Baptiste, në Arabi Saudite dhe Barcelonë. Në kosovë ka organizuar ekspozitë në vitin 2014 në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Në vitin 1991 publikoi vëllimin e fotografive “Ecje në Errësirë – Kosova1988-1990”.

Ilaz Bylykbashi

laz Bylykbashi, i lindur më 16 maj 1955, në Baicë, Lipjan, që herët zhvilloi interesim për fotografinë, sa ishte në shkollë të mesme në Gjilan. Studimet i vijoi për gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë, por pati ndërprerje për arsye personale. Duke qenë në nevojë për punësim gjatë studimeve, Bylykbashi filloi të punojë si gazetar i krimeve për gazetën studentore “Bota e Re.” Karrierën gradualisht e zhvendosi në fotografi kur zëvendësoi kolegët fotografë që mungonin.

Në korrik të vitit 1982, Bylykbashi filloi punën si fotogazetar për “Rilindja,” ku arriti të kapë ngjarjet e rëndësishme historike në Kosovë nga vitet e 1970-ta deri në të 90-at. Me punën e tij dokumentoi momentet kyçe, duke përfshirë masakrën e Jasharëve dhe 58 të tjera në Prekaz. Është përballë me keqtrajtim të dhunshëm nga autoritetet serbe gjatë viteve të 1990-ta dhe është njohur për fotografimin e incidenteve kritike, si largimi i shenjës “Rilindja” dhe zëvendësimin e saj me mbishkrimin “Graçanica” në ciriliken serbe pas revokimin të autonomisë së Kosovës nga Sllobodan Millosheviq më 1989.

Donika Shahini Lami

Donika Shahini Lami është gazetare e njohur, psikologe klinike dhe aktiviste, themeluese dhe drejtore e Qendrës së Mirëqenies Psikologjike “ORA”, e cila ofron shërbime këshillimi, psikoterapie dhe trajtimi për çështje të ndryshme psiko-sociale, përfshirë stresin post-traumatik dhe dhunën në familje.

Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ishte gazetare për revistën “KOMBI” dhe njëkohësisht gazetare dhe koordinatore për televizionin publik japonez NHK. MEDIA VISION PRODUCTION” – Romë, Itali. Ishte gazetare dhe koordinatore e ekipit filmik për gjashtë dokumentarë për luftën në Kosovë, duke mbuluar të gjitha zonat e luftës. Është gazetarja e parë televizive që raportoi nga Prekazi/Drenica pas masakrës së familjes Jashari më 5-6 mars 1999. Gjithashtu ka qenë gazetare/raportuese nga zonat e tjera të luftës.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.