Orla Guerin

Korrespondente e Lindjes së Mesme për BBC

Orla Guerin u bë korrespondente e Afrikës për BBC, me bazë në Johannesburg, në janar 2006. Para kësaj, ka raportuar nga zyra e BBC-së në Jerusalem si korrespondente e Lindjes së Mesme për pesë vjet. Ka raportuar gjerësisht për konfliktin izraelito-palestinez dhe ka mbuluar histori nga Iraku.

Orla iu bashkua BBC-së si korrespondente lajmesh në vitin 1995 dhe në janar 1996 u caktua në Bregun Perën-
dimor të Amerikës (me bazë në Los Angeles) ku trajtoi një sërë historish përfshirë Çmimet Oskar.

Ishte korrespondente e BBC-së për Evropën Jugore, me bazë në Romë, nga korriku 1996 deri në qershor 2000. Gjatë kësaj periudhe, ka raportuar rregullisht për konfliktin në Kosovë. Në vitin 1999 u dëbua nga kryeqyteti i Prishtinës nga forcat serbe në fillim të luftimeve. Ajo raportoi nga Maqedonia për gjendjen e refugjatëve që iknin nga kufiri. Pas rihyrjes në Kosovë, ndërsa forcat e NATO-s morën kontrollin, ajo mbuloi kthimin e mijëra refugjatëve që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Orla gjithashtu raportoi gjerësisht për konfliktin në territorin e Baskëve në Spanjën Veriore. Ka raportuar ekskluzivisht për armëpushimin e grupit separatist bask ETA në tetor 1998. Dokumentari i saj mbi ETA për programin “Correspondent” të BBC TWO ishte nominuar për një çmim Bafta.

Nga qershori deri në nëntor 2000, ka raportuar nga Moska me storie që përfshinin katastrofën e nëndetëses Kursk dhe sulmet me bombë në kryeqytetin rus.

Para se t’i bashkohej BBC-së, Orla ka punuar si prezantuese lajmesh, prezantuese dhe korrespondente e jashtme për RTE News të Irlandës. Gjatë punës me RTE ka pasur shumë udhëtime, duke mbuluar Evropën Lindore dhe Qendrore, ish-Bashkimin Sovjetik, shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe rrethimin e kryeqytetit boshnjak, Sarajevës.

Është kualifikuar si gazetare në vitin 1985 me Certifikatë në Gazetari nga College of Commerce në Dublin. Diplomën Master e përfundoi në Studime Filmi nga University College Dublin.

Në vitin 2002, Orla u nderua me doktoratë nderi nga University of Essex dhe fitoi çmimin Gazetarja e Vitit nga London Press Club. Në vitin 2003, ajo mori çmimin për Lajme dhe Faktenga Gratë në Film dhe Televizion MB. Në vitin 2004, u nderua me titullin MBE për shërbimin e saj në transmetim.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.