Ekrem Kryeziu, ish i burgosur politik dhe regjisor filmi.

Në këtë episod të #KallxoPërnime, regjisori Ekrem Kryeziu rrëfen jetën dhe veprimtarinë e tij artistike, duke sjellë një dëshmi mbi zhvillimin e televizionit, teatrit dhe kinematografisë shqiptare në Kosovë. Ai kujton krijimin e emisionit të parë në gjuhën shqipe në televizion gjatë viteve ’60, sfidat e punës në rrethanat e regjimit të ish-Jugosllavisë dhe pengesat me të cilat u përballën krijuesit shqiptarë në përpjekje për të zhvilluar kulturën dhe artin kombëtar.

Gjatë intervistës, Kryeziu flet edhe për burgosjen e regjisorit të emisionit të parë në gjuhën shqipe për shkak të papërshtatshmërisë politike, së bashku me grupin e Ukshin Hotit, si dhe për mënyrën se si u pritën dramat e tij kushtuar Lidhjes së Prizrenit dhe filmi për Marie Shllakun. Ai ndan gjithashtu përvojat e tij mbi sfidat e realizimit të filmave dhe emisioneve, nga periudha e regjimit të ish-Jugosllavisë deri në ditët e sotme, si dhe kujton ngjarjet dramatike të luftës, kur forcat serbe tentuan t’ia rrëmbenin djalin. Përmes këtij rrëfimi, Ekrem Kryeziu sjell një dëshmi të rëndësishme mbi lidhjen ndërmjet artit, rezistencës dhe historisë së Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.