Në këtë episod të #KallxoPërnime, Bajram Zylfiu, i mbijetuar i Masakrës së Krushës së Vogël, rrëfen ngjarjet tragjike që përjetoi gjatë luftës në Kosovë dhe kujton një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë. Përmes dëshmisë së tij, ai rikthen në vëmendje momentet e masakrës, humbjet e mëdha njerëzore dhe përvojën e mbijetesës.
Gjatë intervistës, Zylfiu flet për numrin e të mbijetuarve të masakrës që ndërkohë kanë ndërruar jetë dhe tregon se sa herë ka dëshmuar për krimet e kryera në Krushë të Vogël. Ai komenton gjithashtu vendimin për uljen e dënimit të Darko Tasiqit, duke ndarë qëndrimin e tij për drejtësinë ndaj viktimave. Në fund, Bajram Zylfiu shpreh shqetësimin e tij për rrezikun që memoria kolektive mbi Masakrën e Krushës së Vogël të zbehet me kalimin e kohës dhe nënvizon rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për brezat e ardhshëm.