Lush Krasniqi, i mbijetuar i Masakrës së Mejës dhe dëshmitar i krimeve të luftës në Kosovë.

Në këtë episod të #KallxoPërnime, Lush Krasniqi rrëfen historinë e Masakrës së Mejës, një prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë. Përmes dëshmisë së tij, ai rikujton ngjarjet e 27 prillit 1999 dhe atë që përjetuan banorët e Mejës në ditën e masakrës.

Lush Krasniqi flet gjithashtu për përvojën e tij si dëshmitar i këtyre ngjarjeve, duke treguar nëse është kontaktuar ndonjëherë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për të dhënë dëshmi lidhur me krimet e kryera në Mejë. Në fund, ai ndan edhe mendimin e tij nëse beson se Masakra e Mejës do të zbardhet ndonjëherë dhe nëse drejtësia do të vihet në vend për viktimat dhe familjet e tyre.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.