Duke shënuar një çerek shekulli nga përfundimi i luftës në Kosovë, muzeu REPORTING HOUSE i ofron publikut vendor dhe vizitorëve të huaj një pasqyrim të hollësishëm të luftës tonë evropiane që përmbylli shekullin e 20-të. E prodhuar nga BIRN Kosova, Kallxo.com & Prishtina Biennale, ekspozita prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan. REPORTING HOUSE u mundëson vizitorëve të rrugwtojnw në konfliktin që po vlonte gjatë viteve 1990, qw nga rezistenca paqwsore dhe linjda e lëvizjes guerile tw Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më vonë shpërtheu në luftë në vitet 1998-1999 dhe kulmoi me 11 javë të sulmeve ajrore të NATO-s që çuan në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj në vitin 2008. Ekspozita shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie. Publiku ftohet që ta kuptojë më tej historinë e jashtëzakonshme të Kosovës, ndërsa muzeu është e hapur për bashkëpunim për zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Producente dhe themeluese e Reporting House ne Kosovw është Jeta Xharra, gazetare e njohur në Kosovë e cila nisi karrierën gjatë ofensivës së Serbisë në Prekaz në moshën 19-vjeçare (xhirim të cilin e ka digjitalizuar dhe eskpozohet në muze) ndërsa kuratori i ekspozitës është Gazmend Ejupi, artisti kosovaro-britanez që është dekan i artit në arsim në Kosovë dhe ka marrë pjesë në protestat studentore gjatë nëntëdhjetave.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.