Artefaktet

Pranë vagonit në Muzeun “Eksodi ’99”, gjendet Galeria e Reporting House, e cila përmban artefakte që dokumentojnë dëbimin dhe përjetimet e luftës së vitit 1999.

Aty prezantohet dokumenti “Ngarkesë hekurudhore”, që dëshmon organizimin e transportit të detyruar të civilëve me trena; rrobat e një foshnjeje që mbijetoi kampin e Bllacës, simbol i kushteve ekstreme të refugjatëve; si dhe “Kartoni i Gjelbër”, një dokument identifikues i lëshuar gjatë luftës në Prishtinë që pasqyron kontrollin mbi popullsinë e mbetur në qytet.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.