Në një intervistë për Scaling Across Borders, Jeta Xharra flet për rrugëtimin e saj në gazetari, nga raportimi gjatë luftës dhe vitet e pasluftës, te sfidat dhe përgjegjësitë që e kanë përcjellë këtë punë. Ajo reflekton mbi ndikimin afatgjatë të raportimit nga zonat e konfliktit, koston personale të gazetarisë dhe rëndësinë e raportimit që shkon përtej krizave dhe titujve të ditës.
Biseda ndalet gjithashtu te mënyra se si Kosova vazhdon të paraqitet në mediat ndërkombëtare dhe te hendeku mes këtij imazhi dhe realitetit të përditshëm në vend. Xharra diskuton rolin e gazetarisë në ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit, si dhe nevojën që historitë për Kosovën të pasqyrojnë më gjerësisht shoqërinë dhe zhvillimet e saj sot.