Zoran Raskoviq, ish-anëtar i njësive paramilitare serbe që dëshmoi për krimet e luftës në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubeniq.

Në këtë intervistë, Zoran Rashkoviq, ish-anëtar i njësisë paramilitare serbe “Çakallët”, thyen heshtjen dhe rrëfen për herë të parë publikisht krimet e kryera nga njësia e tij në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubeniq, në rajonin e Pejës, gjatë pranverës së vitit 1999. Ai përshkruan mënyrën se si u organizuan operacionet, dëbimin e popullsisë civile, plaçkitjen dhe djegien e shtëpive, si dhe ekzekutimet e civilëve shqiptarë, duke dëshmuar për një prej kapitujve më të rëndë të luftës në Kosovë.

Rashkoviq flet gjithashtu për vendimin e tij për të dëshmuar para Gjykatës për Krime të Luftës në Beograd kundër ish-bashkëluftëtarëve të tij, duke shpjeguar arsyet që e shtynë të bashkëpunojë me drejtësinë pas shumë vitesh heshtjeje. Ai rrëfen edhe pasojat personale të këtij vendimi, kërcënimet që mori pas dëshmisë dhe bindjen se vetëm pranimi i së vërtetës dhe dokumentimi i krimeve mund të kontribuojnë në drejtësi dhe në ruajtjen e kujtesës historike. Dëshmia e tij u bë një nga provat më të rëndësishme në proceset gjyqësore për krimet e kryera në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubeniq.

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.